Botë

Tërheqja e trupave nga Gjermania, “dhurata e fundit e Trumpit për Putinin”

Tërheqja e trupave nga Gjermania, “dhurata e fundit e Trumpit për Putinin”
Foto: Ilustrim

Që kur e mori postin, presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka vënë vazhdimisht në shënjestër lidhjet mes SHBA-së dhe aleatëve të saj.

Gjatë kësaj jave, ai e shkërmoqi një lidhje të tillë, duke e shpalosur planin për tërheqjen e gati 12.000 trupave nga Gjermania, shkruan në një analizë të rrjetit amerikan CNN. Këto forca, sipas saj, kanë siguruar për tre breza paqen në Evropë, duke mishëruar një përkushtim të pathyeshëm midis rivalëve të dikurshëm.