Botë

Britania mund të përfshihet nga kryengritjet për shkak të politikës dhe koronavirusit

Britania mund të përfshihet nga kryengritjet për shkak të politikës dhe koronavirusit
Foto: Ilustrim

Kryengritjet gjithëpërfshirëse mund të kaplojnë Britaninë nëse autoritetet nuk i zvogëlojnë tensionet e shkaktuara nga faktorët si koronavirusi, taktikat e policisë, lëvizjes ‘Black Lives Matter’ dhe polarizimit politik, kanë paralajmëruar këshilltarët shkencorë.

“Përkeqësimi serioz i rendit në shoqëri mund të ngarkojë çdo përpjekje që të kontrollohet përhapja e infektimit, të ngarkojë spitalet, sistemin e drejtësisë, dhe të ndalë ringjalljen e ekonomisë”, u tha në studimin e përpiluar nga Grupi Këshillues Shkencor për Emergjenca i Britanisë (Sage), raporton The Independent.