Botë

Anglia shtyn lehtësimin e masave

Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka shtyrë lehtësimin e masave në Angli për shkak të rritjes së rasteve nëpër Evropë.

Obligimi për mbajtjen e masave nëpër vende publike është zgjatur edhe për disa javë, transmeton KOHA.

Vendimi për shtyrjen e lehtësimit të masave është bërë për shkak se në veri të Anglisë janë raportuar rritje të mëdha të rasteve me koronavirus.

Vendimi vjen në kohën kur britanikët ia kanë mësyrë vendeve turistike për pushimet verore. Mirëpo opozita e ka kritikuar për keqmenaxhim të pandemisë për shkak të rritjes së këtyre rasteve.