Botë

Zvicra njofton për 132 raste të reja me COVID-19 e tre të vdekur

Zvicra njofton për 132 raste të reja me COVID-19 e tre të vdekur
 

Në Zvicër janë konfirmuar 132 raste të reja me COVID-19, ndërsa tre persona kanë vdekur si pasojë e virusit në 24 orët e fundit, njoftojnë autoritetet shëndetësore në shtetin helvetik.

Në 24 orët e fundit janë bërë 4728 testime, ku 132 kanë dalë pozitive. Është një rritje për dallim nga të hënën, kur rezultuan 65 pozitivë. Të dielën ishin 110 dhe të shtunën 148.