Botë

Teksasi bëhet gati për uraganin e parë sivjet, në mes të pandemisë

Shteti i Teksasit në SHBA, që tashmë po përjeton rritje të madhe të rasteve me koronavirus, po bëhet gati për uraganin e parë të sezonit, i cili pritet të sjellë shira të rrebeshtë, stuhi dhe tornado.

Stuhia tropikale Hanna u fuqizua dhe hyri në kategorinë 1 të uraganeve në fillim të së shtunës, tha Qendra Kombëtarë e Uraganeve në SHBA, shkruan Al Jazeera.

Pritet që uragani të godasë bregun e Teksasit në mes qyteteve Corpus Christi dhe Bronsvile.

Të premten, banorët e disa komuniteteve në rajonin Kleberg në jug të Corpus Christi u këshilluan të evakuojnë shtëpitë për shkak arritjes së stuhisë, transmeton KOHA.

Hanna ishte 120 kilometra larg nga Port Mansfield, në shpejtësi prej 128 km/h, ka thënë departamenti.

Rajoni ku pritet që do të godasë uragani ka pasur vështirësi me përmbajtjen e koronavirusit në javët që shkuan, dhe në tërë begun rastet shkuan në dhjetëra mijëra të infektuar.