Botë

Franca do të testojë çdokënd që hyn në këtë vend, kthen edhe karantinën

Franca do të testojë çdokënd që hyn në këtë vend, kthen edhe karantinën

Kryeministri i Francës, Jean Castex ka njoftuar se udhëtarët nga 16 shtete do të testohen posa të arrijnë në shtetin francez. Në mesin e këtyre shteteve janë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njoftoi të shtunën AP-ja.

Sipas kryeministrit francez, testet do të bëhen në aeroporte dhe porte. Udhëtarët mund të prezantojnë testet negative që janë bërë 72 orë para mbërritjes në Francë.