Botë

Në Florida nuk ka më shtretër në njësitë e kujdesit intensiv

 

Drejtuesit e 45 spitaleve të shtetin jugor amerikan Florida, njoftuan të hënën se nuk kanë më shtretër në dispozicion në njësitë e kujdesit intensiv, ndërsa numri i të infektuarve me koronavirus vazhdon të rritet.

Shteti njoftoi më shumë se 12 mijë raste të reja me koronavirus të dielën, dita e pestë me radhë që raportohen më shumë se 10 mijë raste infeksionesh.