Botë

Bilanci i të vdekurve nga COVID-19 në botë tejkalon shifrën 600.000

Numri i vdekjeve nga koronavirusi në botë sot tejkaloi shifrën 600.000, dhe në Shtetet e Bashkuara 140.000, pasuar nga Brazili, Britania e Madhe dhe Meksika.

Janë gjithsej 603.111 vdekje në të gjithë botën, sipas Universitetit John Hopkins, shumica prej tyre në Shtetet e Bashkuara (140.218), Brazil (78.772) dhe Britani e Madhe (45.385).

Meksika ka 38.888 viktima, pasuar nga Italia me 35.000 dhe Franca me rreth 30.000.

Numri i të infektuarve në botë është rreth 14 milionë e 340 mijë, shumica e tyre në SHBA, pasuar nga Brazili, India dhe Rusia.