Botë

Paradë ushtarake për 14 Korrikun në Champs-Elysees

Paradë ushtarake për 14 Korrikun në Champs-Elysees

Paris, 14 korrik – Filloi sot në Champs-Elysees, në prani të presidentit francez, Emmanuel Macron, bashkëshortes Brigitte dhe të të gjithë ministrave të Qeverisë franceze, parada ushtarake për festën kombëtare të 14 Korrikut, këtë vit në një format të zvogëluar dhe pa audiencë për shkak të kufizimeve të Covid-19.

Macron ndau ceremoninë me vetëm 2 500 ushtarë të pranishëm dhe 1 400 eksponentë të stafi mjekësor, të konsideruar si heronj të betejës kundër pandemisë.