Botë

Kërcënimi për bombë detyron uljen e paplanifikuar të aeroplanit

Kërcënimi për bombë detyron uljen e paplanifikuar të aeroplanit
Foto: Reuters

Një fluturim i Ryanairit nga Krakowi i Polonisë deri në Dublin të Irlandës, është dashur të ulet detyrueshëm pasi në tualet është zbuluar një njoftim se ka një bombë në aeroplan, shkruan “BBC”.

Fluturimi i Ryanairit është ulur në aeroportin “Stansted” në Londër, për të lejuar policinë e Essexit për të kontrolluar valixhet.