Botë

88 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni të Veriut, tre të vdekur

Në Maqedoni të Veriut janë regjistruar 88 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, ndërsa tre persona kanë vdekur si pasojë e komplikimeve të shkaktuara nga koronavirusi i ri.

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se janë bërë 973 testime në 24 orët e fundit, e janë regjistruar 88 raste të reja.

Ndërsa kanë vdekur dy pacientë nga Shkupi e një nga Shtipi. Po ashtu në 24 orët e fundit janë shëruar 123 persona.

Në total në Maqedoni të Veriut janë regjistruar 8197 raste me COVID-19, ndërsa raste aktive janë 3486.