Botë

Luftanija amerikane përfshihet nga flakët, 11 të lënduar

Të paktën njëmbëdhjetë ushtarë amerikanë kanë pësuar lëndime, pas zjarrit të madh dhe shpërthimit në bordin e një luftanijeje, në bazën detare të San Diegos.

Së paku një person është dërguar në spital për trajtim, pas inhalimit të tymit, raporton AP.

Shkaku i zjarrit ishte nën hetime. Sipas zyrtarëve, 200 marinarë dhe ushtarë ishin në bordin e anijes.

Video: AP