Qeveria australiane do t’u ofrojë pasaportat dhjetë mijë qytetarëve të Hong-Kongut të cilët jetojnë në Australi.
Atyre do t’u lejohet që të aplikojnë për qëndrim të përhershëm edhe pas skadimit të vizave aktuale.
Kryeministri Scott Morrison beson se ligji i ri kinez i sigurisë në territorin gjysmë-autonom nënkupton se mbështetësit e demokracisë mund të përballen me persekutim politik.
Ministri në detyrë i Migracionit e ka bërë të ditur vendimin në një paraqitje të drejtpërdrejtë televizive.
Megjithatë, qeveria u kërkon qytetarëve të Hong-Kongut që dëshirojnë pasaportën australiane të aplikojnë për të kryer të gjitha testet për të dëshmuar se meritojnë këtë status të ri në shtetin nikoqir.
Austria ka vendosur javën e kaluar që të anulonte vazhdimin e traktatit të ekstradimit me Hong-Kongun dhe ka zgjatur afatin e vizave për banorët e Hong-Kongut nga dy në pesë vjet.