Të paktën dy persona kanë mbetur të vdekur e dy të tjerë janë plagosur nga një sulm i armatosur në Bellevue, Washington, të shtunën mbrëma, raporton CNN.
Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 7:30 pasdite, derisa dyshohet se ka pasur edhe therje, transmeton KOHA.
“Në momentin që arriti në vendngjarje, policia gjeti një të vdekur dhe një të plagosur në gjendje të rëndë në hollin e katit të tretë të një blloku apartamentesh”, thotë shefi i Policisë, Steve Mylett.
Megjithë ndërhyrjen e mjekëve për të shpëtuar të plagosurin kjo nuk u arrit, dhe ai vdiq në vendin e ngjarjes.
Mylett ka bërë të ditur se njëri prej tyre kishte plagë të armës, derisa tjetri të thikës.
-
12 korrik 2020 11:55
-
Shpërndaje në: