Botë

Policia në Manchester arreston një të dyshuar për sulmin ku vdiqën 22 persona

Policia britanike njoftoi të shtunën se ka arrestuar edhe një të dyshuar për sulmin terrorist në Manchester në koncertin e këngëtares amerikane Ariana Grande.

Numri i përgjithshëm i personave të arrestuar lidhur me sulmin në qytetin britanik është ngritur në 11, transmeton AFP.

Nga sulmi humbën jetën 22 persona, transmeton Ksp.