Botë

Angela Merkeli është rikthyer

Angela Merkeli është rikthyer

GJITHKUSH e meriton një shans të dytë, përfshirë kancelaren gjermane, Angela Merkel. Pas 15 vjetësh në detyrë, ajo duket e gatshme që t'i përfundojë disa punë të pakryera para se të largohet vitin e ardhshëm. Dhe Presidenca e Gjermanisë me Këshillin e Bashkimit Evropian, e cila nisi më 1 korrik dhe do të zgjasë për gjashtë muaj, ia jep Merkelit një shans për ta bërë këtë gjë, sidomos kur bëhet fjalë për përmirësimin e performancës së vakët të shtetit të saj në ndaljen e ndryshimeve klimatike, kapërcimin në digjitalizim dhe promovimin e unitetit të përgjithshëm evropian.

Kanë kaluar disa vjet qëkur ideja e udhëheqjes gjermane ka qenë e popullarizuar mes aleatëve të saj si dhe armiqve të dikurshëm. Vendi është rimëkëmbur relativisht mirë nga kriza financiare e 2008-s dhe njihet për adoptimin e energjisë së ripërtërishme, shkruan Foreign Policy Magazine.