Botë

Sot në “Rreth Botës” tërheqja e Trumpit nga marrëveshja për ndryshimet klimatike

Sot në Rreth Botës, nga ora 17.30 do të flasim për vendimin e presidentit amerikan që të tërhiqet nga marrëveshja e Parisit për ndryshimet klimatike.

Përveç Trumpit, në “Rreth Botës” do të flasim edhe për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Britani derisa vendi së shpejti do të duhej të fillojë negociatat shumë të ndjeshme rreth tërheqjes nga Bashkimi Evropian.

Në rubrikën ‘Trending’ mund të shihni reagimet në Lindje të Mesme rreth një videoje të publikuar nga një kompani telefonike e cila për kryepersonazh ka një terrorist dhe rikthimin e jazides, Nadia Murad në vendlindjen e saj ku për javë të tëra ishte mbajtur rob nga terroristët e ISIS-it.