Botë

OBSH-ja alarmon për përhapjen e shpejtë të koronavirusit

OBSH-ja alarmon për përhapjen e shpejtë të koronavirusit

Shefi i emergjencave në Organizatën Botërore të Shëndetësisë ka thënë se koronavirusi ka nisur të përhapet shpejt dhe ka theksuar se ka rritje të dukshme të numrit të rasteve ditore, duke paralajmëruar se një rritje e shifrave të vdekjeve mund të pasojë.

“Në prill dhe maj, po merreshim me 100 mijë raste në ditë. Sot, me 200 mijë në ditë”, ka thënë Michael Ryan në një konferencë të martën.