Botë

Rusia kundërshton planin e kthimit në xhami të Aja Sofias

Rusia kundërshton planin e kthimit në xhami të Aja Sofias
Foto: Driton Paçarada / KOHA

Një gjykatë në Turqi pritet të marrë së shpejti vendimin nëse monumenti i Aja Sofias në Stamboll do të kthehet në xhami. Mirëpo Kisha Ortodokse Ruse thotë se kthimi i monumentit të Aja Sofias nga një muze në xhami do të ishte “i papranueshëm” gjersa Turqia e ka mbrojtur vendimin, duke thënë se ka sovranitet mbi këtë çështje.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka propozuar kthimin e monumentit në xhami, monument i cili është i mbrojtur si trashëgimi botërore nga UNESCO. Ndërtesa e shekullit të gjashtë ishte në zemër të perandorive Bizantine dhe Otomane, dhe është njëra nga monumentet më të vizituara të Turqisë, raporton Al Jazeera.