Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Irani nuk zbulon shkaqet e zjarrit në qendrën bërthamore Natanz

Foto: Reuters

Hetuesit në Iran kanë gjetur shkakun e një zjarri në centralin bërthamor Natanz, ka thënë një zëdhënës i grupit kryesor të sigurisë së këtij shteti të premten, por nuk kanë dhënë detaje të shkakut për arsye të “çështjeve të sigurisë”.

Deklarata e Këshillit Kombëtar të Sigurisë në Iran erdh në momentin kur Gholamreza Jalali, kreu i mbrojtjes civile i Iranit, tha për televizionin shtetëror se Teherani do ta kundërshtonte çdo shtet i cili kryen sulme kibernetike në centralet bërthamore të këtij shteti, shkruan Al Jazeera.

Agjencia e lajmeve Reuters, duke cituar tre zyrtarë iranianë, tha se zjarri në Natanz, që ndodhi të enjten, ishte shkaktuar nga një sulm kibernetik, transmeton KOHA.

Uzina për pasurimin e uraniumit Natanz, shumica e së cilës është nën tokë, është njëra nga disa centralet nukleare të Iranit të cilat monitorohen nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthamore (IAEA), degë e OBSH-së.

Organizata Iraniane e Energjisë Bërthamore në fillim raportoi për një “incident” të enjten në Natanz, i cili gjendet në shkretëtirë në provincën Isfahan. Pastaj publikoi një fotografi të një ndërtesë njëkatëshe ku ishin djegur pjesërisht kulmi dhe muret.

Edhe Irani fajëson Izraelin për sulmin në vendin bërthamor Natanz Botë Irani fajëson Izraelin për sulmin në vendin bërthamor Natanz

IAEA tha se asnjë nga inspektorët e tyre nuk kishin qenë në Natanz në kohën incidentit por se “në lokacionin ku u shkaktua zjarri nuk ka materiale nukleare”.

Në vitin 2010, virusi i kompjuterëve Stuxnet, për të cilën besohet se është zhvilluar nga SHBA dhe Izraeli, u zbulua në centralin Natanz pasi që ishte përdorur për sulm kibernetik në këtë uzinë.