Botë

Izolohet sërish një rajon i Spanjës për shkak të Covid-19

Izolohet sërish një rajon i Spanjës për shkak të Covid-19

Qeveria e Katalonjës ka urdhëruar mbylljen për kohë të pacaktuar të rajonit Segria të Spanjës për shkak shpërthimit të serishëm të rasteve me Covid-19.

Mbyllja ka hyrë në efekt që nga e shtuna dhe nuk ka datë të caktuar se kur do të përfundojë, ka thënë presidenti rajonal Quim Torra, ka raportuar The Independent.