Botë

113 të vdekur nga rrëshqitja e tokës në një minierë në Birmani

113 të vdekur nga rrëshqitja e tokës në një minierë në Birmani

Të paktën 113 minatorë kanë humbur jetën këtë të enjte nga rrëshqitja e dheut në një minierë të gurit të çmuar në veri të Birmanisë, transmeton VizionPlus.

Rrëshqitja e dheut u shkaktua si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm, duke u kthyer në një tragjedi për 113 minatorë, të cilët ishin duke mbledhur gurë të çmuar në qytetin Hpakantarea. Ndërkohë, mbi 200 të tjerë janë të bllokuar, teksa ekipi i shpëtimit ndodhet në zonë dhe po vijon operacionin.