Botë

Më shumë amerikanë kanë vdekur nga koronavirusi, sesa nga katër luftëra bashkë

Shtetet e Bashkuara kanë krenaruar prej kohësh veten si feneri i ndritshëm i botës. Por statusi aktual i tyre është shumë i errët, thotë CNN, duke iu referuar rasteve dhe jetëve të humbura prej koronavirusit.

Më shumë se 125,000 persona kanë vdekur nga Covid-19 në SHBA, dhe mbi 2.5 milionë amerikanë janë infektuar. Jeta e amerikanëve është tjetërsuar krejtësisht nga pandemia më e keqe e një shekulli.

Dhe ndërsa vendi po lufton të rihapet, rastet e Covid-19 janë rritur përsëri – këtë herë tek të rinjtë si dhe në shtetet që më parë kishin arritur ta shmangin peshën e sëmundjes. CNN bën dhe një llogari të thjeshtë: sipas tij, nga koronavirusit kanë vdekur më shumë amerikanë sesa nga katër luftëra bashkë.

Më shumë se 58,000 amerikanë vdiqën në Vietnam. Shkalla e vdekjes së koronavirusit amerikan është 2.2 herë më e lartë. Pothuajse 37,000 amerikanë vdiqën në Kore. 4.430 ndërruan jetë në Irak. 2,445 janë amerikanët e vdekur në .Më shumë amerikanë kanë vdekur gjithashtu nga koronavirusi në më pak se pesë muaj sesa në të gjithë Luftën e Parë Botërore, një konflikt që i mori jetën 116.500 ushtarëve.