Botë

Kina rikthen masat e rrepta, izolon 400.000 veta në afërsi të Pekinit

Kina ka kthyer masat e rrepta të kufizimeve në afërsi të Pekinit, duke mbyllur rreth 400.000 veta, pas rritjes së numrit të të infektuarve.

Kufizimet janë vendosur në komunën Anxin në provincën Hebei, raporton BBC, transmeton KOHA.

Mbyllja e Anxinit është paralajmëruar të dielën. Zyrtarët kinezë kanë bërë të ditur se kjo komunë “do të mbyllet dhe kontrollohet në tërësi”.

Vetëm stafi esencial mund të dalë nga shtëpitë, ndërsa vetëm një anëtar i familjes mund të dalë një herë në ditë jashtë, për të blerë gjërat e nevojshme.

Autoritetet kanë paralajmëruar se kushdo që i shkel këto rregulla, do të dënohet nga policia.