Botë

Si e morën Putini dhe KGB-ja kontrollin e Rusisë

Si e morën Putini dhe KGB-ja kontrollin e Rusisë

Një libër i ri ka vënë në spikamë hollësi të ngritjes së kalkuluar të carit modern rus

(Foreign Policy) - Pasqyra më e qartë që më është krijuar për Vladimir Putinin ka qenë ajo e rrëfyer nga miku i babait tim.

Ai ishte një disident sovjetik. Si një njeri që kishte nderim të madh për frymën demokratike perëndimore në Leningradin në vitet gjashtëdhjetë, ai kishte përjetuar në lëkurën e vet praktikat e agjentëve të KGB-së, ish-Shërbimit Sekret Sovjetik, i njohur për taktikat e tij të frikshme. Ishte e njëjta organizatë në të cilën kishte kaluar vitet e tij formësuese presidenti i tanishëm rus, Vladimir Putin. Ishte në kohën e rinisë së tij, para se të futej në politikë dhe të shtronte rrugën drejt presidencës së tij të fuqishme.