1 perditesime
20:46

​Dy të vdekur nga COVID-19 në Mal të Zi

Dy pacientë me koronavirus kanë vdekur sot në Mal të Zi, ndërkohë që priten edhe rezultate e testit edhe për një pacient tjetër, i cili dyshohet se ka vdekur nga infeksioni, njoftuan autoritetet vendore.

“Ne vazhdojmë të mbrojmë me përgjegjësi shëndetin dhe jetën e qytetarëve dhe substancën tonë ekonomike. Ne duhet të jemi në solidaritet dhe të bashkuar. Dallimet nuk janë rruga e suksesit, por rruga drejt dështimit. Kjo është e qartë për të gjithë", tha qeveria në një njoftim në Twitter.

Ndryshe, sot janë konfirmuare 12 raste të reja me koronavirus në Mal të Zi. Aktualisht janë 157 raste aktive, prej tyre më së shumti në Rozhajë - 58, pasuar nga Podgorica me 34, etj., transmeton KosovaPress.

18:47

12 raste të reja me koronavirus në Mal të Zi

Instituti i Shëndetit Publik i Mali të Zi njoftoi sot, se në 24 orët e fundit nga analizat e 438 mostrave, me koronavirus janë konfirmuar 12 raste të reja.

Katër raste janë nga Rozhaja, tri nga Podgorica, dy nga Budva, dy nga Cetinje dhe një në Bar.

Aktualisht ka 157 raste aktive të koronavirusit në Mal të Zi, prej tyre më së shumti në Rozhajë - 58, pasuar nga Podgorica me 34./Ksp/