Botë

Fauci: Javët e ardhshme, kritike për frenimin e koronavirusit

Foto: Reuters
 

Zyrtarë të shëndetit publik në Shtetet e Bashkuara thanë se ka një tendencë shqetësuese të rritjes së rasteve me koronavirus.

Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar për Alergji dhe Sëmundje Infektive, tha përpara një komiteti të Kongresit amerikan se javët e ardhshme “do të jenë kritike” për të frenuar numrin e të infektuarve.