Botë

Vritet udhëheqësi i Al-Kaidës nga forcat franceze në Afrikën Veriore

Vritet udhëheqësi i Al-Kaidës nga forcat franceze në Afrikën Veriore

Udhëheqësi i Al-Kaidës në Afrikën Veriore është vrarë në një operacion ushtarak francez, ka thënë qeveria e Francës.

Florence Parly, ministrja e Mbrojtjes e këtij shteti, tha se udhëheqësi i Al-Kaidës Abdelmalek Droukdel dhe disa aleatë të tij ishin vrarë të mërkurën në veri të Malit nga forcat franceze dhe partnerët e tyre, raporton Reuters.