Botë

Në Suedi shënohet dita e tretë rresht me më shumë se 1000 të infektuar me COVID-19

Në Suedi shënohet dita e tretë rresht me më shumë se 1000 të infektuar me COVID-19

Suedia ka regjistruar një tjetër ditë me shumë raste pozitive me koronavirus. Të premten, autoritetet e këtij shteti njoftuan se ishin 1056 raste, duke e shënuar ditën e tretë rresht me më shumë se 1000 të infektuar.

Përderisa të mërkurën shifra prej 2214 rastesh u shpjegua si “telash në rezultate”, të enjten u regjistruan 1084 raste. Shefi i agjencisë së shëndetësisë publike në Suedi, Anders Tegnell, kishte thënë se rritja e rasteve të reja ishte kryesisht te të rinjtë suedezë.