Në disa shtete ka rritje të rasteve me Covid-19, gjersa kufizimet po hiqen, dhe popullata duhet të vazhdojë të mbrohet kundër koronavirusit, ka thënë të premten Organizata Botërore e Shëndetësisë, raporton Reuters.
“Jemi duke parë rritje të rasteve në shtete përreth botës. Nuk po flas vetëm për Evropën. Kur po lirohen kufizimet, kur po lehtësohen masat e distancimit social, njerëzit e interpretojnë këtë gjë si ‘është në rregull, ka mbaruar”. Tha zëdhënësja e OBSH-së Margaret Harris.
“Nuk ka mbaruar. Nuk ka mbarur gjersa të mos ketë virus askund në botë”, ka thënë ajo, duke shtuar se protestuesit në SHBA gjithashtu duhet pasur kujdes gjatë tubimeve, transmeton KOHA.