Botë

Regjimi i karantinës rikthehet në disa qytete të Maqedonisë së Veriut

Regjimi i karantinës rikthehet në disa qytete të Maqedonisë së Veriut

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka vendosur të rikthejë në karantinë disa prej qyteteve më të mëdha në vend, për shkak të shifrave tejet shqetësuese të regjistruara ditët e fundit nga koronavirusi. Kështu, Shkupi, Kumanova, Tetova dhe Shtipi do të jenë në karantinë nga e enjtja në orën 21.00 deri të hënën në orë 05.00.Këtë vendim e ka marrë Qeveria pas propozimit të Komisionit për sëmundje infektive.

Duke filluar prej të premten dhe deri të hënën në karantinë do të jenë edhe qytetet e tjera, por me orë të caktuar policore, duke filluar nga ora 16.00 deri në ora 05.00 të ditës së nesërme.