Botë

Kina “sakrifikon” mjekët sherri i imazhit

Në Kinë është ngjallur përsëri zemërimi lidhur me vdekjen e mjekut të Wuhanit nga koronavirusi.

Hu Weifeng, 42 vjeç, kishte punuar në të njëjtin spital ku kishte punuar edhe oftamologu sinjalizues, Li Wenliang.

Vdekja e një mjeku në “spitalin e sinjalizuesit” në Wuhan ka shkaktuar valë zemërimi kundër autoriteteve të spitalit, të cilat akuzohen se nuk kishin mbrojtur sa duhet mjekët e vijës së parë të frontit në luftën kundër përhapjes së koronavirusit.

Weifeng, urolog në spitalin qendror të Wuhanit, ku kishte punuar edhe Wenliang, ka vdekur të martën nga virusi pas luftës së humbur prej katër muajsh. Hu është mjeku i gjashtë i këtij spitali që vdes si pasojë e infektimit me koronavirusin, që shkakton sëmundjen potencialisht vdekjeprurëse, COVID-19.

Një tjetër mjek që kishte folur zëshëm, Ai Fen, ka thënë se autoritetet u kishin thënë pjesëtarëve të personelit të spitalit të mos mbanin masa mbrojtëse, me qëllim që të mos shkaktonin panik. Madje, ka bërë të ditur se si eprorët i kishin thënë se do të “dëmtonte stabilitetin” po qe se do të paralajmëronte kolegët që të merrnin vetë masat e nevojshme.

Li Weinlang ka thënë, gjithashtu, se kishte provuar t’i alarmonte kolegët dhe miqtë qysh në dhjetor, dhe se ishte ndëshkuar – duke vdekur nga virusi në shkurt. Vdekja e tij shkaktoi valë të pashembullt zemërimi publik kundër Kinës për mënyrën e menaxhimit të koronavirusit që rrënjët i kishte në një treg kafshësh në Wuhan.

Një hashtag kundër vdekjes së Hus është shikuar prej më shumë se katërqind milionë përdoruesve të internetit deri të mërkurën. Më shumë se 46 mijë përdorues kanë shkruar komente zemërimi ndaj Pekinit zyrtar. Shumë prej komentuesve kanë pyetur se pse drejtuesit e spitalit nuk ishin ndëshkuar – sidomos Cai Li, drejtor i komitetit të Partisë Komuniste në spital.

“Prej Li Weinliang deri te Hu Weinfeng, personeli mjekësor i spitalit qendror të Wuhanit ka humbur më së shumti nga përhapja e virusit. Ata janë vrarë prej liderëve të spitalit”, ka shkruar njëri prej përdoruesve në “Weibo”, platforma më e përhapur sociale në Kinë.

Guardian