Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Sekretari amerikan i Mbrojtjes s’përkrah angazhimin e ushtrisë për të ndalur protestat

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper, ka thënë të mërkurën se nuk përkrah përdorimin e ushtrisë në protestat në SHBA, pas vdekjes së afro-amerikanit George Floyd si rrjedhojë e dhunës së ushtruar nga policia e Minneapolisit, shkruan CNN.

Ai ka thënë se ushtria duhet të përdoret vetëm si opsion i fundit. Komentet e tij kanë ardhur vetëm pak kohë pasi që presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka kërcënuar me përdorim të ushtrisë.

Esper ka tentuar të distancohet nga këto deklarata të Trumpit.

“Opsioni i përdorimit të ushtrisë në rolin e zbatimit të ligjit duhet të jetë vetëm si opsion i fundit, dhe vetëm në situatën më urgjente dhe më të rëndë. Nuk jemi në një nga situatat e tilla. Nuk përkrahi këtë”, ka thënë Esper gjatë deklarimit për media nga Pentagoni.

George Floyd kishte vdekur pas asfiksia pasi një nga policët gjatë arrestimit e kishte shkelur në qafë me gjurin e tij për afro tetë minuta. Ai vazhdimisht ishte ankuar se nuk po mund të marrë frymë.
 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo