Botë

Tërmeti 6.8 ballë dridh veriun e Kilit

Një tërmet 6.8 ballë ka dridhur veriun e Kilit herët të mërkurën, ka njoftuar Qendra Gjermane e Hulumtimit për Geoshkencë (GFZ), raporton agjencia Reuters.

Tërmeti ka goditur në thellësi 145 kilometra.

Nga Autori Gjeologjik i SHBA-së është njoftuar se epiqendra e tërmetit ka qenë rreth 62 kilometra në veriperëndim të San Pedro de Atacamas.

Nuk ka pasur njoftime të menjëhershme për të vdekur apo dëme. Kili njihet si zonë e nxehtë për tërmete.