Botë

Vdes mjeku kinez, lëkura e të cilit ndryshoi pas trajtimit për koronavirus

Vdes mjeku kinez, lëkura e të cilit ndryshoi pas trajtimit për koronavirus

Një mjek kinez lëkura e të cilit ishte nxirë pasi ishte sëmurë rëndë me COVID-19, ka vdekur pasi ka luftuar me sëmundjen për gati pesë muaj.

Mjeku Hu Weifeng, që u infektua gjatë punës në janar, ka ndërruar jetë në një spital në Wuhan, te burimi i koronavirusit të ri, ka shkruar uebfaqja kineze “The Paper”.