Botë

Ekspertët e OBSH-së thonë se s’ka prova që koronavirusi po humb fuqinë

Ekspertët e OBSH-së thonë se s’ka prova që koronavirusi po humb fuqinë

Ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe shkencëtarë tjerë kanë deklaruar të hënën se nuk kishte dëshmi për të mbështetur vlerësimin e një mjeku të profilit të lartë nga Italia, se koronavirusi është duke e humbur fuqinë.

Profesori Alberto Zangrillo, kreu i repartit për përkujdesje intensive në spitalin “San Raffaele” të Lombardisë, rajoni më i prekur i Italisë, ka thënë të dielën për televizionin shtetëror italian se koronavirusi i ri ”klinikisht nuk ekziston më”, raporton Reuters, transmeton KOHA.