Botë

Në Mal të Zi pa raste të reja, Sllovenia të dielën shpall fundin e epidemisë

Në Mal të Zi pa raste të reja, Sllovenia të dielën shpall fundin e epidemisë

Për të 26-n ditë rresht, në Mal të Zi nuk është regjistruar asnjë rast i ri me koronavirus.

Kjo është bërë e ditur të shtunën nga autoritetet shëndetësore të Malit të Zi. Në këtë vend numri i rasteve aktive mbetet zero. Sipas njoftimit, në 24 orët e fundit janë analizuar 195 mostra. Në Mal të Zi janë regjistruar gjithsej 324 raste me koronavirus. Prej tyre 315 janë shëruar, ndërsa kanë vdekur nëntë persona.