Botë

Turqia shpreson se skema e “turizmit të shëndetshëm” do ta shpëtojë industrinë e rëndësishme

Turqia shpreson se skema e “turizmit të shëndetshëm” do ta shpëtojë industrinë e rëndësishme
Foto: Reuters

Në një hotel luksoz në Stamboll, stafi me dorëza dhe maska pastron dhe dezinfekton tavolinat, ndërkohë që po bëhen përgatitje për skemën që në Turqi shpresojnë se do të shpëtojë një pjesë të industrisë së turizmit prej 35 miliardë dollarëve. Turizmi në Turqi, njëjtë si në shumë vende, është goditur rëndë nga koronavirusi.

Programi për “çertifikatë të turizmit të shëndetshëm” synon të bind turistët se me gjithë pandeminë, plazhet dhe vendet historike të Turqisë janë të sigurta për t’i vizituar këtë vit. Parashikohen kontrolle rigoroze në aeroporte, në transport lokal dhe në hotele.