Botë

Kompania amerikane J.C Penney paraqet falimentimin

Kompania i shitjes me pakicë J.C Penney ka paraqitur falimentimin pasi pandemia e koronavirusit detyroi dyqanet të mbyllen, njoftoi kompania të premten në mbrëmje.

Stoku ka humbur mbi 83 për qind të vlerës së tij në 12 muajt e fundit pasi biznesi u përkeqësua edhe para goditjes së pandemisë.

Penney kishte bërë përpjekje për të ringjallur biznesin por koronavirusi "krijoi sfida të pashembullta", tha Jill Soltau në një deklaratë.

Një numër i paspecifikuar i dyqaneve të këtij rrjeti do të mbyllen në disa faza.