Botë

Shteti i vogël afrikan Lesoto, regjistron rastin e parë me COVID-19

Shteti i vogël afrikan Lesoto, regjistron rastin e parë me COVID-19
Foto: Getty Images

Lesoto ka shënuar sot rastin e parë me koronavirus. Ky shtet i vogël, i rrethuar në të gjitha anët nga Afrika e Jugut, ishte i vetmi në Afrikë pa raste me koronavirus, njoftoi Guardian.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të këtij vendi, një person që u kthye nga jashtë ka rezultuar pozitiv, ndonëse nuk kishte simptoma.