Botë

Johnson: Vaksina për koronavirusin mund të mos arrijë kurrë, kufizimet mund të qëndrojnë gjatë

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson ka paralajmëruar se vaksina për koronavirusin mund të mos arrijë kurrë dhe masat për parandalimin e shpërndarjes së tij mund të rrinë gjatë. Kjo erdhi pasi ai vendosi për relaksim të masave pas izolimit.

Në një dokument prej 60 faqesh Johnson ka paraqitur në mënyrë të detajuar masat të cilat do të aplikohen nga e mërkura, përfshirë edhe këshillën për rikthim në punë, ushtrimet jashtë shtëpisë dhe piknikun në parqe, shkruan Independent.

Bizneset, bashkitë dhe polica kanë thirrur për sqarim pas paralajmërimit për lehtësimin e masave të cilat ai i paraqiti të dielën në mbrëmje pas deklaratës së tij në TV, e cila u cilësua si e “paqartë”, transmeton KOHA.

Derisa në Britani deri tash 32.065 njerëz kanë vdekur si pasojë e koronavirusit.