Botë

Numri i viktimave të COVID-19 në SHBA shkon në 65 776, i të infektuarve në 1 131 492

Numri i viktimave të COVID-19 në SHBA shkon në 65 776, i të infektuarve në 1 131 492

SHBA vijon të mbetet epiqendra e pandemisë me më së shumti të prekur dhe viktima në botë. Numri i të diagnostikuarve me COVID-19 në SHBA ka shkuar në 1 131 492, nga të cilët 65 776 kanë humbur jetën.

Në 24 orët e fundit në SHBA kanë vdekur nga koronavirusi 1883 persona sipas të dhënave të fundit të Johns Hopkins University, transmeton BW. Në SHBA janë edhe 165 000 mijë të shërur nga koronavirusi.