Botë

TikTok dhe Gates Foundation dhurojnë 10 milionë dollarë për luftën ndaj Covid-19

TikTok dhe Gates Foundation dhurojnë 10 milionë dollarë për luftën ndaj Covid-19

Platforma sociale TikTok dhe fondacioni ‘’Gates Foundation’’ ia ka dhuruar 10 milionë dollarë të mërkurën aleancës së vaksinës GAVI për të ndihmuar fondet e përpjekjeve për ta trajtuar pandeminë Covid-19 në Afrikë.

GAVI ka thënë se këto fonde do të përdoren për shpërndarjen e vaksinave kundër Covid-19 kur ato të zhvillohen dhe licencohen.

Kjo gjithashtu do të ndihmonte të parandalonte ‘’një ndikim potencial katastrofik mbi programet e imunizimit në të gjithë botën në zhvillim’’ ka thënë drejtori ekzekutiv Seth Berkley në një deklaratë.

GAVI është një ortakëri e mbështetur nga Bill & Melinda Gates Foundation, Instituti botëror i shëndetësisë, Banka Botërore, UNICEF-i dhe të tjerë, e cila aranzhon blerjet me shumicë për të ulur kostot e vaksinave për vendet e varfra, raporton Reuters.

‘’Sot janë 76 vaksina potenciale në Institutin botëror të shëndetësisë, gjashtë prej të cilave janë në trajtim klinik, por në të vërtetë numri është shumë më i lartë se kaq. Kjo është një gjë shumë e mirë, sepse është grumbulluar shkenca nga e gjithë bota’’, thuhet në njoftim, transmeton Koha.

GAVI gjithashtu ka deklaruar se këtë muaj planifikon të dhuroj 29 milionë dollarë, në mënyrë që t’i mbështetin sistemin shëndetësor në vende me të ardhura të ulëta, për parandalimin e pandemisë Covid-19.