Botë

Suksesi i Tajvanit kundër virusit rrit tensionet me Kinën

Suksesi i Tajvanit kundër virusit rrit tensionet me Kinën

Pandemia e koronavirusit po shkakton tensione të forta mes Kinës dhe Tajvanit, duke nxjerrë në pah ndryshimet midis sistemeve të tyre politike dhe thellimin e pakënaqësisë ndaj Pekinit.

Javët e fundit, Pekini dhe Taipei kanë përshkallëzuar retorikën duke akuzuar njëri-tjetrin për shfrytëzimin e pandemisë për qëllime politike, edhe pse ata konkurrojnë të ofrojnë pajisje mjekësore dhe ekspertizë për vendet e goditura nga pandemia.