Botë

91 persona në Korenë Jugore pas kurimit rezultojnë sërish pozitivë me Covid-19

Foto: Retuers

Zyrtarët në Korenë Jugore të premten kanë raportuar se 91 persona që ishin kuruar kanë rezultuat sërish pozitivë me Covid-19.

Jeong Eun-kyeong, drejtor i Qendrave Koreane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (KCDC), tha në një konferencë për media se virusi me shumë gjasë mund të jetë “riaktivizuar”, se sa që personat janë “riinfektuar”, raporton Reuters.

Zyrtarët shëndetësor të këtij shteti thonë se mbetet e paqartë se çfarë është prapa këtij trendi, derisa hetimet epidemiologjike janë duke vazhduar, transmeton KOHA.

Nga e hëna 51 persona që ishin shëruar, kanë rezultuar sërish pozitivë në këtë vend.

Derisa raportohet se në Korenë Jugore deri më tani janë shëruar 7 mijë persona nga Covid-19.

“Numri vetëm sa do të shtohet, 91 tani është vetëm fillimi”, ka thënë Kim Woo-joo, profesor për sëmundje infektive në “Korea University Guro Hospital”.