Botë

Sondazhi i CNN-it nxjerr Bidenin para Trumpit në garën për president në SHBA

Sondazhi i CNN-it nxjerr Bidenin para Trumpit në garën për president në SHBA

Ish-zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden është në epërsi të konsiderueshme para presidentit aktual Donald Trump në garën për të parin e SHBA-së, sipas një sondazhi të CNN-it.

Bideni po fiton me 53 për qind për dallim nga Trumpi që ka 42 për qind të përkrahjes nga votuesit e regjistruar, në sondazhin e kryer në fillim të prillit.