Botë

150 anëtarë të familjes mbretërore saudite infektohen me koronavirus

150 anëtarë të familjes mbretërore saudite infektohen me koronavirus

Deri në 150 anëtarë të familjes mbretërore Saudite mund të jenë infektuar me koronavirus, gjashtë javë pasi monarkia raportoi rastin e parë, transmeton Shqip shkrimin e New York Times-it. Teksa ashpërsia e shpërthimit epidemik në mbarë vendin po përshkallëzohet, rreth 500 shtretër raportohet se janë përgatitur për pjesëtarët e familjes mbretërore në disa prej spitaleve më elitare të tij.

Nipi i mbretit Salman, Princi Faisal bin Bandar bin Abdulaziz Al Saud, është në terapi intensive, sipas gazetës prestigjoze. Arabia Saudite ka më shumë se 2.900 raste të konfirmuara me koronavirus dhe 41 vdekje.