Botë

Në Rusi rekord ditor i të prekurve me Covid-19, 1.459 persona

Descriptive Text

Moskë, 9 prill – Në Rusi sot është shënuar një ngritje rekord e numrit të rasteve të reja me koronavirus. Brenda 24 orëve janë konfirmuar 1.459 të infektuar, transmeton Koha.net raportimet e medieve ruse.

Sipas agjencisë së lajmeve TASS, tani numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid-19 në këtë vend ka shkuar në 10.131 persona.

Po sipas këtij burimi nga koronavirusi kanë vdekur 13 vetë, kështu që numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 76, transmeton Koha.net.