Botë

Johnsoni, në gjendje “klinikisht të qëndrueshme”

Johnsoni, në gjendje “klinikisht të qëndrueshme”

Kryeministri britanik, Boris Johnson, është në gjendje “klinikisht të qëndrueshme” dhe ndodhet në kujdes intensiv në spitalin St Thomas të Londrës, duke u trajtuar për komplikimet e shkaktuara nga infektimi me koronavirus.

Johnson, i cili doli pozitiv gati dy javë më parë, u shtrua në spital të dielën në mbrëmje me temperaturë të lartë dhe kollë të vazhdueshëm por gjendja e tij u përkeqësua dhe ai u dërgua me nxitim në kujdes intensiv, raporton VOA.