Botë

Jep dorëheqje shkencëtari kryesor i BE-së, kritikon përgjigjen ndaj koronavirusit

Jep dorëheqje shkencëtari kryesor i BE-së, kritikon përgjigjen ndaj koronavirusit

Shkencëtari kryesor i Bashkimit Evropian dha dorëheqje, duke dënuar, siç tha ai, përgjigjen “zhgënjyese” të Brukselit ndaj pandemisë së koronavirusit.

Mauro Ferrari, president i Këshillit Evropian të Kërkimeve, e kritikoi BE-në për refuzimin e propozimit të tij për të krijuar një program shkencor, të shkallës së gjerë, për luftimin e sëmundjes COVID-19, që e shkakton koronavirusi.